leoni

121 individ nga Komuna e Hanit të Elezit dhuruan gjak

Dhurimi i gjakut është gjesti më human që mund të bëjmë, andaj është për t’u vlerësuar lartë edhe si dhurata ma e mirë që mund t’i bëjmë ndokujt, për ti shpëtuar jetën. Në javën e dhurimit të gjakut edhe këtë vit Komuna e Hanit të Elezit organizoi aksionin e dhurimit të gjakut. Organizuar nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, në Prishtinë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ishin 121 banorë të Komunës të cilët iu përgjigjën ftesës për dhurim vullnetarë të gjakut. Holli i Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania” në Han të Elezit ofroi mundësi që ky aktivitet të realizohet. Faleminderit të gjithë atyre që dhuruan gjak me qëllimin më të mirë që të shpëtojnë një jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …