Pasi Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze, në Prishtinë, protestuan mijëra qytetarë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së

Pasi Qeveria nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze, në Prishtinë, protestuan mijëra qytetarë, veteranë e invalidë të luftës së UÇK-së

Pasi Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga veprimet skandaloze, sot në Prishtinë, kanë protestuar   mijëra qytetarë liri-mbrojtës, veteranë e invalidë të luftës. Ata kanë protestuar edhe kundër koordinimit me Milan Radojçiqin, kundër shkeljes së të drejtave të ushtarëve të UÇK!  Gjatë protestës u kërkua  nga Mimoza Kusari  ta dorëzojë mandatin, pasi  saktësojnë se një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiq kundër luftëtarëve të UÇK nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ligji që përjashton u votua turpshëm nga shumica parlamentare, thuhej në njoftimin e protestës nga OVL e UÇK-së. Protesta qytetare  u organizua dhe u mbajt,   pasi Qeveria e Kosovës nuk plotësoi kërkesën për t’i përfshirë veteranët e luftës në Ligjin e pagës minimale, si dhe për përmendjen e tyre në bisedën e Mimoza Kusarit me nënkryetarin e Listës Srpska Sllavko Simiq. Ata mbajtën në duar pankarta me mbishkrime të shuma e të ndryshme por veçohej ato me  postimin: Mimozë, a të kallëzoi Radojçiq se ku janë 1 mijë  600 të zhdukurit e luftës.

Para të pranishmëve në këtë protestë, të mbajtur në një ditë me vapë përcëlluese, një fjalë rasti e mbajti veprimtari i njohur, Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili akuzoi  Qeverinë Kurti për mashtrime  gjatë fushatës  së zgjedhjeve dhe për mos mbajtjen e asnjë premtimi. Protestuesit vazhdimisht kanë brohoritur, Poshtë Qeveria!. Poshtë Qeveria!.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …