Pasivizimi i shtetësisë së shqiptarëve në Kosovën Lindore po pamundëson pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Kështu thotë, kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu. Ai bën të ditur se si pasojë e kësaj, fuqia politike e shqiptarëve në këtë trevë është duke rënë. Kurse tjetër problem i madh sipas tij është edhe fshirja e shqiptarëve nga listat zgjedhore, gjë që ua pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje atyre. Zgjedhjet komunale do të mbahen nesër në Serbi, kurse Kosova sipas marrëveshjes me OSBE-në ka lejuar organizimin e zgjedhjeve edhe në vendin tonë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
