Këto ditë, nën organizimin e Drejtorisë për Shërbime Publike të komunës së Shtimes është marrë iniciativë për pastrimin e lumit “Shtimjanja”, sheshit “Ahmet Shtimja”, parkut te Qendra Rinore dhe një pjesë e Varrezave të Qytetit.
Drejtoresha znj. Ardiana Rama Gashi tha se për këtë aktivitet janë angazhuar dy ndërmarrje “Ardhmëria” dhe NPRM “Pastërtia” – Shtime dhe se ky aktivitet ka për qëllim përveç mirëmbajtjes së hapësirave publike, qëllim tjetër ka edhe vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Ajo po ashtu theksoi se gjatë këtij viti janë realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi projekte të ngjashme, që është po ashtu kërkesë e qytetarëve për mirëmbajtjen e hapësirave publike të qytetit të Shtimes. Ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët komunal dhe punëtorët e ndërmarrjeve për realizimin e këtij projekti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
