Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Aleksander Alexandroviq, theksoi se në parim vendi i tij respekton integritetin territorial të Serbisë. Në një intervistë dhënë për mediet në Serbi ai tha se nuk ka ndryshim qëndrimesh zyrtare të Ukrainës sa i përket njohjes së Kosovës, madje ai ka shtuar me këtë rast se as ka pasur ndonjë kërkesë nga autoritetet e Kosovës për njohje nga Ukraina. Në parim Ukraina respekton integritetin territorial të shteteve tjera – përfshirë Serbinë saktësoi ambasadori ukrainas në Serbi. Disa nga shqiptarët në Kosovë kanë harruar kohën kur gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, ishte pikërisht kjo Ukraina e cila e furnizonte qeverinë sllavo-maqedone të Shkupit, me helikopterë ushtarakë dhe pilotë ukrainas, të cilët me muaj të tërë kanë bombarduar fshatrat shqiptare dhe pozicionet e luftëtarëve të lirisë.
