Putini i ka dhënë "urdhrin" e lartë Aleksandër Vuçiqit, ashtu si disa kryetarëve vasalë të shteteve satelite të Rusisë

Pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, Serbia nuk pranon të vendosë sanksione kundër Rusisë, aleatit të saj historik

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi  se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se e ka falënderuar atë për sigurinë që Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër. Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin. Vuçiç njoftoi nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë. Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, tha Vuçiq, duke shtuar se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Enkel Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku …