leoni

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në rrugën drejt integrimit evropian. Në një konferencë për media, ajo tha se Kosova ka humbur për herë të dytë mundësinë historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës për shkak të “veprimeve të papërgjegjshme dhe arrogante” të qeverisë. Sipas saj, vendi po përballet me izolim ndërkombëtar, sanksione politike dhe humbje të ndihmave financiare nga BE. Musliu-Shoshi kritikoi Ministrinë e Jashtme për mungesë përpjekjesh dhe profesionalizëm. Ajo e quajti të papranueshme vonesën mbi tre muaj për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe kërkoi veprim të menjëhershëm, duke paralajmëruar pasoja edhe më të rënda në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …