PDK akuzon shumicën për krizë artificiale, kërkon zgjedhje si shpëtim nga “improvizimet qeverisëse”

Kryesia e Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në fokus ishin zhvillimet e fundit politike, situata institucionale dhe procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë. Gjatë takimit, drejtuesit e PDK-së, e cilësuan gjendjen aktuale si pasojë të papërgjegjësisë së shumicës parlamentare, duke vlerësuar se kjo ka prodhuar një situatë të panevojshme dhe të dëmshme për stabilitetin e vendit. Sipas tyre, zgjidhja e vetme mbetet rikthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja, si mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se riorganizimi i brendshëm i partisë lidhet drejtpërdrejt me synimin për të ofruar një alternativë të përgjegjshme qeverisëse. “PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, deklaroi Hamza. Në të njëjtën kohë, Kryesia ngriti shqetësime edhe për gjendjen ekonomike në vend, duke akuzuar Qeverinë për dështim në adresimin e problemeve reale të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Serbia po destabilizon Kosovën me luftë hibride, NATO duhet të rrisë mbështetjen

Ish-zyrtari i NATO, Jamie Shea, ka paralajmëruar se Serbia po përdor gjithnjë e më shumë …