PDK denoncon “skandal milionësh”: Ministri Peci akuzohet për dhënie të paligjshme të pronës publike

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për një “skandal milionësh” që lidhet me dhënien e një impianti publik të përpunimit të mbetjeve shtazore me qira për 20 vjet, pa ankand publik. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Naim Ismajli, tha se marrëveshja me kompaninë “LIP KS & IT SH.P.K”, me vlerë mbi 10 milionë euro, është bërë në kundërshtim me Ligjin për Pronën Publike dhe legjislacionin përkatës. Sipas tij, prona është dhënë për vetëm 30 mijë euro në vit, ndërsa kompania përfituese do të marrë subvencione deri në 3.2 milionë euro në vit për 20 vite, që përbën një dëm të mundshëm prej 64 milionë euro për buxhetin publik. PDK pretendon se kompania është regjistruar vetëm pesë ditë pas shpalljes, pa përvojë teknike apo financiare, dhe me lidhje të dyshimta me kompani të tjera. Ismajli akuzoi Qeverinë Kurti për mbështetje të një procesi tërësisht të paligjshëm, duke theksuar se vendimi i datës 9 janar 2025 ka vetëm legalizuar një marrëveshje të përgatitur në kundërshtim me ligjin. PDK kërkon hetim penal ndaj ministrit Peci dhe zyrtarëve përgjegjës, si dhe anulimin urgjent të kontratës dhe kthimin e pronës nën administrim shtetëror.( Metro)

Kontrolloni gjithashtu

Pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë nga ana e Qeverisë, ka pasur reagime të shumta

IKD: Katër institucione të pavarura janë jofunksionale ndërsa shumë agjenci tjera janë të pakompletuara

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala ka tërhequr vërejtjen se …