PDK dhe LDK njoftojnë qasjen e tyre për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit

Pas shpalljes së datës për zgjedhje më 28 dhjetor nga presidentja Vjosa Osmani, e cila dje shpërndau Kuvendin e Kosovës, partitë kryesore politike kanë bërë të ditura qasjet e tyre për procesin zgjedhor. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se PDK është e gatshme të dalë në zgjedhje, por pa u angazhuar në koalicione parazgjedhore. Ai nënvizoi se partia ka kërkuar për muaj me radhë zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të bllokadës politike që ka përfshirë vendin. “Ka muaj që ne jemi duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje për shkak se vendi ka qenë në bllokadë. Ne do të shkojmë në zgjedhje e vetme si PDK dhe me qëllimin që t’i fitojmë zgjedhjet”, tha Qalaj. Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, bëri të ditur se LDK-ja është e hapur për bashkëpunime me partitë e tjera politike, por gjithashtu do të garojë me siglën e saj, pa hyrë në koalicione parazgjedhore. “LDK-ja do të del jashtëzakonisht mirë në këtë proces zgjedhor. Ne asnjëherë nuk kemi hyrë në zgjedhje nën siglën e koalicioneve, por gjithmonë me siglën tonë. Jemi të hapur për bashkëpunime me partitë politike,” tha Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Osmani po pozicionohet politikisht për mandatin e dytë, përkrahja ndaj VV-së e qëllimshme

Analisti politik Milazim Krasniqi ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të presidentes Vjosa Osmani, …