PDK diskuton për hapat e ardhshëm dhe formimin e qeverisë

Kryesia e PDK ka mbajtur një mbledhje, ku ka diskutuar për hapat e ardhshëm pas caktimit të datës së konstituimit të Kuvendit më 15 prill. Kryetari Memli Krasniqi informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativën. Krasniqi theksoi se, nëse partia fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë shumicën, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën si kryeministër. Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ritheksoi angazhimin e tij për realizimin e një Kosove më të zhvilluar. Në përfundim të mbledhjes, PDK shprehu qëndrimin se vendi duhet të krijojë sa më shpejt institucionet e reja, për të adresuar çështjet kyçe për qytetarët dhe për të avancuar në realizimin e prioriteteve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …