PDK-ja e ka vlerësuar shumë vendimin e Sudanit për njohjen e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar shumë vendimin e Sudanit për njohjen e vendit tonë. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar se kjo njohje është lajm pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Njohja nga Sudani përbën edhe një hap drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Rritja e numrit të njohjeve është jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale, dhe ky proces bëhet më i lehtë kur punojmë së bashku me miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë” ka shkruar sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan Wesley Clark, dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, …