PDK-ja e LDK-ja e konsiderojnë të dëmshëm pezullimin e punës së të gjitha grupeve punuese për MSA-në nga BE-ja

PDK-ja dhe LDK-ja e konsiderojnë të dëmshëm pezullimin e përkohshëm të punës së të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit nga Bashkimi Evropian.  Me pezullimin e kësaj marrëveshjeje, si masë sanksioni kundër veprimeve të Qeverisë, Kosovës do t i shtyhet  edhe për shumë kohë agjenda integruese në BE. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se me MSA-në Kosova ka për obligim që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së t’i trajtojë me prioritet.  “Kosova me faktin që është në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian krahas angazhimeve që i ka, ka edhe një plan të veprimit për të zbatuar do të thotë planin kombëtar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që nënkupton që të gjitha ligjet të cilat lidhen me direktivat e BE-së kemi për obligim që ti japim prioritet e t’i trajtojmë si Kuvend. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se pezullimi i MSA-së është defekti më i madh që ka mundur t’i bëjë institucioneve të Kosovës e legjislacionit.  Kjo ka impakt tepër negativ edhe në integrimet evropiane por edhe në integrimet euroatlantike, tha Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …