PDK ka vazhduar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në 7 nëndegë në komunën e Drenasit

PDK ka vazhduar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në 7 nëndegë në komunën e Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme për të zgjedhur strukturat e reja për jetësimin e platformës Dekada e Re. Sot gjatë ditës në Komunën e Drenasit që është njëra ndër bastionet e PDK-së, kanë marrë pjesë mbi 1.500 qytetarë në 7 nëndegë. Siç shihet në një video të aktivistëve të PDK-së, në fshatin Terstenik të Drenasit qindra aktivistë ishin pjesë e procesit zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në PDK ka bërë të ditur se deri tani në 38 kuvendet zgjedhore të nëndegëve që janë mbajtur në Drenas, kanë marrë pjesë mbi 5.000 qytetarë

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …