Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, shpreh shqetësimin e thellë për keqqeverisjen që po i bëhet qytetit të Ferizajt nga ana e kryetarit të Komunës së Ferizajt! Kjo po dëshmohet edhe nga mos marrja e asnjë çmimi prej organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë e që këto çmime për performansë të mirë po marrin edhe komunat fqinje siç ishte rasti i Komunës së Shtimes e cila mori vendin e tretë në nivel vendi e cila është shpërblyer nga projekti DEMOS projekt i përkrahur nga shteti zviceran për performancë të mirë qeverisëse. Kujtojmë që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj 2007-2013 për çdo vit Komuna e Ferizajt shpërblehej me çmime të ndryshme duke fituar edhe grante si shpërblim nga USAID si komuna e më e mirë në Kosovë për performancë më të mirë në shërbime publike, në ndriçimin publik, në korridoret e gjelbër e mbi te gjitha ne respektimin e ligjit por edhe ne fusha te tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
