PDK në Gjilan, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të fundit në emërimin e personelit arsimor, në këtë komunë

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka reaguar përsëri pas publikimit të rezultateve të fundit në rekrutimin e personelit arsimor në Komunën e Gjilanit. Komuna e Gjilanit në konkursin e fundit për mësimdhënës ka përzgjedhur kunatën e kryetarit Hyseni, kunatën e drejtorit të arsimit, kunatën e ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal, kunatën  e deputetit të LV-së, Luan Aliut, dhe shumë familjarë të tjerë të zyrtarëve të Vetëvendosjes Dega e PDK-së në Gjilan ka publikuar së fundmi një video të kryeministrit Albin Kurti i cili në një tubim në Gjilan kishte premtuar punësim në bazë të meritokracisë dhe jo në bazë të përkatësisë politike. Premtuan shpresë dhe sollën dëshpërim. Premtuan depolitizim në punësim dhe e ngulfatën Komunën me familjarë të tyre”, është thënë në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …