Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, duke thënë se edhe pas tre viteve në qeverisjes lokale nuk ka treguar asnjë shenjë përkushtimi dhe vullneti politik për ta përmirësuar gjendjen, përkundrazi e ka katandisur edhe më shumë Komunën e Prizrenit, veçanërisht Qendrën Historike. PDK nëpërmejt një komunkate thotë se Haskuka, në zotimet e tij elektorale, më shumë se 10% të tyre, ia kushtoi trajtimit të problemeve më të cilat, ndër vite ballafaqohej Qendra Historike e Prizrenit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
