PDK: Refuzimi i kërkesës për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, mohim i të d­­rejtave themelore

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë për refuzimin e kërkesës për lirimin me kusht të z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi. Kryesia e PDK-së ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e saj ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si një veprim të padrejtë dhe të papranueshëm, që bie ndesh me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe me të drejtat themelore të të akuzuarve. Pas përfundimit të fazës së prokurorisë dhe në mungesë të ndonjë rreziku për ndikim në procesin gjyqësor, lirimi me kusht ka qenë një e drejtë legjitime dhe e arsyeshme. Refuzimi i saj përbën një mohim të kësaj të drejte themelore. PDK do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e ish-krerëve të UÇK-së për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke u angazhuar njëkohësisht për mbrojtjen e dinjitetit dhe kontributit të tyre në çlirimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori Rohde: Kur nuk arrihet synimi, duhet ndryshuar strategjia – Kosova po godet nën brez

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar situatën e tensionuar politike në vend, …