leoni

PDK: Refuzimi i lirimit me kusht të krerëve të UÇK-së, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të refuzuar kërkesën për mbrojtje në liri të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në një konferencë për media, deputeti Përparim Gruda e cilësoi këtë vendim si një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, të garantuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut “Mbajtja në paraburgim e këtyre liderëve për më shumë se katër vjet e gjysmë, në mungesë të një rreziku real për procesin gjyqësor, është në kundërshtim me standardet e drejtësisë perëndimore,” deklaroi Gruda, duke theksuar se pas përfundimit të fazës së Prokurorisë, lirimi me kusht duhet të trajtohet si një e drejtë, jo si privilegj. PDK ka ritheksuar qëndrimin e saj pro themelimit të Gjykatës Speciale, duke kujtuar se mbështetja e saj ishte bazuar në besimin se kjo gjykatë do të garantonte një proces të drejtë, brenda një afati të arsyeshëm dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kujton Masakrën e Dubravës dhe Vushtrrisë: “Kosova nuk harron”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dy nga ngjarjet …