leoni

EULEX-i

Peci: EULEX-i ka dështuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Duke folur për misionin e Bashkimit Evropian në vendin tonë – EULEX, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka thënë se ky mision ka dështuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se pasi EULEX ishte një mision shumë i shtrenjtë, ai është dashur të përfundojë më shumë raste të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. “Çka më ka penguar në këtë mision, që ua kam thënë edhe atyre, ka qenë mandati i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Këta të fundit kanë qëndruar ndoshta një vit, kanë përfunduar mandatin dhe rasti i cili është nisur ka mbetur në gjysmë. Si pasojë e mandatit janë stërzgjatur procedurat, sepse ligji e parasheh që si të ndërrohet trupi gjykues rasti të nisë nga fillimi. Këtë e kam konsideruar si një mangësi të këtij misioni dhe atyre që kanë menduar se kanë për të ndihmuar në Kosovë” ka deklaruar kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa Vizë në Izrael nga 5 maji

Nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael pa vizë për …