leoni

Pemët dhe perimet në Serbi janë të kontaminuara

Pemët dhe perimet në Serbi janë të kontaminuara

Pemët dhe perimet që po importohen pa kontroll nga Serbia e blihen nga konsumatorë të pandërgjegjshëm kosovarë, rezultojnë të jenë me përmbajtje të kontaminuar. Një raport i realizuar nga Inspeksioni Bujqësor i Rusisë “Rosseljhoznadzor” vbën të ditur se të paktën 10 për qind e pemëve dhe perimeve të importuara nga Serbia në Rusi, përmbajnë sasi të tepruara të pesticideve dhe nitrateve. Shoqatat e konsumatorëve në Serbi janë alarmuar nga ky raport, pasi që vlerësohet se e njejta sasi e pemëve dhe perimeve të helmuara ndodhet edhe në këtë vend. Për fat të keq, një sasi e madhe e pemëve dhe perimeve në tregun e Kosovës është e importuar nga Serbia. Duke përfituar nga mungesa e masave anti-damping dhe kontrolleve të cekta nga ana e organeve përkatëse, pemët dhe perimet e importuara nga Serbia janë shndërruar në pengesë shkatërrimtare ndaj prodhimit vendor në sektorin e pemtarisë dhe perimtarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …