Pensionohet mësimdhënësi dhe drejtori Franë Gjergji, nderohet me mirënjohje nga kryetari Haliti

Pas një karriere të gjatë në arsim, mësimdhënësi dhe drejtori i shkollës “Don Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll, është pensionuar sot, duke lënë në arsim një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka nderuar atë me mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

“Franë Gjergji, ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të shumta ndër vite. Ai ka qenë jo vetëm mësues i dijes, por edhe edukator i vlerave njerëzore dhe qytetare, dhe një drejtor i përkushtuar në punë. Ne i jemi mirënjohës për punën e tij,” u shpreh kryetari Haliti.

Pensionimi i tij u shoqërua me fjalë mirënjohjeje edhe nga kolegët e përfaqësuesit e arsimit në komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Tetori – Muaji Rozë i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Gjatë ditës së sotme, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, në bashkëpunim me Spitalin …