Pensionohet zyrtari komunal, Zeqir Maliqi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zyrtarin komunal nga Qendra për Punë Sociale në Viti, z. Zeqir Maliqi i cili sapo është pensionuar. Me këtë rast kryetari Haliti e ka falënderuar atë për kontributin e tij të madh të dhënë në interes të qytetarëve vitias, duke e çmuar lartë angazhimin e tij shumëvjeçar në institucionin komunal të Vitisë. Ai pos fjalëve miradije për punën e z. Maliqi i uroj atë pensionim të rehatshëm si dhe ja ndau një mirënjohje. Kurse z. Maliqi falënderoj kryetarin Haliti dhe kolegët e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë duke potencuar se ai është i gatshëm që kurdo që komuna e Vitisë ka nevojë të ju urojë ndihmë profesionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim drejtuesit e KRM Ekorregjioni. …