Për çdo lindje 600 euro: Kryetari Smajl Latifi nis zbatimin e zotimit të tij

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se ka nisur zbatimin e zotimit të tij që çdo lindje në këtë komunë të subvencionohet me 600 euro.

Ai ka treguar se sot ka nënshkruar vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Kryetari Latifi ka shkruar se ky subvencionin do të rritet në 750 euro deri në fund të mandatit.

“Nis zbatimi i zotimit tim publik, rritet subvencionimi për çdo lindje në 600€. Sot, nënshkrova vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600€, nga 500€ sa ishte më parë, ndërsa deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750€”, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Azizi, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Me këtë rast …