Bedri Halimi: LOJA RRETH “ANTOLOGJIVE POETIKE”

Krahas botimit të librave të shumtë në sferën e poezisë, me autorë nga më të ndryshmit, (që nga fillestarët, e deri te autorët e njohur), çështja e botimit të librave poetik, vazhdon të bëhet edhe me përzgjedhje të poezive, nga autorë më të spikatur, qofshin të letërsisë shqipe ose të huaj. Në shumë raste, po hasim me tituj bombastik, e që të gjithave, iu jepet cilësori “ANTOLOGJI”.

Fjala ‘antologji’, ka kuptimin e diçkaje, që është shumë e arritur, e realizuar, afër të përkryerës. Prandaj me termin antologji janë botuar edhe libra të ndryshëm, të autorëve të ndryshëm, e që gjithsesi paraqesin krijimet prezentative kinse më të arrira të krijuesit në fjalë. Po ashtu libra antologjik apo më qartë të themi, sprova për libra të tillë, ka pasur edhe nga studiues e krijues të ndryshëm, që janë përkushtuar një teme të caktuar. Por rrallë ndonjë nga këta libra mund të quhet antologji. P.sh, antologji e poezisë shqipe të dashurisë; antologji e poezisë për Kosovën; antologji e poezisë për Çamërinë; antologji e poezisë për Shqipërinë, etj.

Në këto sprova antologjish, përpiluesit e tyre, krahas ofrimit të krijimeve më të arrira, kanë futur edhe krijime mesatare, madje edhe të dobëta. Gjithashtu në këto libra të quajtura antologji, ka pasur edhe mungesë prezantimi të krijimeve të arrira, të autorëve të ndryshëm, të spikatur.

Kohët e fundit loja me termin ‘antologji’ është bërë joshëse në dy aspekte: në aspektin e temës, që trajtohet dhe e dyta, në aspektin e prezantimit të krijuesve. Në rastin e parë qëllimi, mund të jetë shumë i mirë rreth temës interesante, por në rastin e dytë te kriteret e përzgjedhjes së autorëve, e madje edhe të krijimeve, çështja sikur çalon shumë. Madje tepër shumë. P.sh, është provuar të shkruhen libra të quajtura antologji për Adem Demaçin, Skënderbeun, Adem Jasharin, Ukshin Hotin etj. Ku prezantimi i poezive bëhet në bazë të faktit, se a ka shkruar ndonjë krijues lidhur me këtë temë dhe jo në faktin, se si ka shkruar ai krijues lidhur me këtë temë.

Si rrjedhojë, ndonëse quhen libra antologjik, as për së afërmi nuk mund të flitet për libra me karakter antologjik.

Sepse te disa poezi, kur i lexon, jo që nuk të krijojnë asnjë emocion, por mezi pret të kalon nëpër të dhe të mos i rikthehesh kurrë më atij krijimi.

Ndërkaq krijimi antologjik jo vetëm që e tërheq lexuesin, por edhe të imponon rileximin e krijimit.

Kështu për këta libra, mund të flitet më tepër për karakter, të një PANORAME POETIKE, sesa të një sprove antologjike. Të përpilosh libra me karakter antologjik, d.m.th, t’i kesh lexuar krijimet, e të gjithëve për Skënderbeun apo cilin do personazh tjetër, për të cilin pretendohen në botimin e librit në fjalë dhe nga tërësia e shkrimeve, është bërë përzgjedhja e krijimeve më të arrira.

Në instancën e fundit mund të thuhet se një veprim i tillë, mund të bëhet qoftë nga mos dija, qoftë edhe në mënyrë të qëllimtë. Nga mosdija e bën njeriu, i cili i hyn zanatit të huaj, kurse në mënyrë të qëllimtë bëhet, kur në këtë rast misioni i përpiluesit nuk është vlera arti, kultura, por përfitimi  momental qoftë material qoftë jo material. Pa dashur ta fyejmë askënd parashtrohet pyetja, si mund të quhet libër antologjik me krijime të krijuesve, emrat e të cilëve nuk janë të njohur mirë as në rrethin, ku jetojnë vetë.

Por në këtë rast shikohen parimet elementare estetike dhe qëllimi, del mbi misionin e artit, ku në këtë rast mund të jetë hatri, njohja, përfitimi material, përfitimi moral, etj. Me veprimet e tilla pa dyshim se nuk i ndihmohet as vet krijuesve dhe aq më pak artit, kulturës e letërsisë, sepse kur mungojnë kriteret e përzgjedhjes, përzihen vlera e pseudovlera, e në këtë rast çdo gjë ofrohet për vlerë. Kur krijues mediokër prezantohen për shkak të jaranisë apo ndonjë lidhjeje tjetër, (edhe të dashurisë), atëherë kemi të bëjmë me misionin, për ta dëmtuar qoftë edhe pa qëllim kulturën e artin në përgjithësi.

Përpiluesit e antologjive e tilla është mirë ta rishikojnë veten dhe ta pyesin veten, se për ku janë nisur dhe ku duan të shkojnë. Nëse janë nisur gjoja për ta nderuar një personalitet historik, atëherë duhet ta dinë se kështu nuk e kanë nderuar, por e kanë përdhosur atë personalitet, duke mos e menduar se duke dashur të ia vejnë vetullat, po ia nxjerrin sytë. Në anën tjetër, nëse duan, që të jenë të njerëz të shquar, vetë përpiluesit në shoqëri, me qasje të tillë, kjo d.m.th, të tentojnë t’i këndojnë këngë vetës, e ai që i këndon këngë vetës e vret këngën. Të tentosh të botosh libër me poezi të autorëve të ndryshëm pa kritere minimale, është njëlloj si të tentosh të fluturosh me flatra të huaja.

Urojmë që kjo praktikë të ndalet dhe të ketë vërtet libra antologjik nga hartues e studiues të letërsisë, që e dinë se çka duhet dhe për ku janë nisur. Ndërkaq sprovat e tjera, që nuk i plotësojnë këto kritere, le të quhen “Panoramë poetike”, ku në panoramë, mund të ketë edhe vlera mesatare.

Edhe ndaj kësaj dukurie si ndaj shumë të tjerave, në sferën e kulturës, artit dhe shkencës, institucionet do të duhet të bënin më shumë, duke i mbështetur njerëzit, që merren me studime të kulturës e artit, që të fshikullohet, në mënyrë më profesionale ndaj të metave dhe dukurive devijonte, në sfera të ndryshme të kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …