KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Për dallim prej vitit 2021, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë sjellë rezultate që imponojnë negociata e koalicion

Për dallim prej vitit 2021, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë sjellë rezultate që imponojnë negociata e koalicion. Formimi i Qeverisë së re nuk do të jetë i lehtë, ndërsa presidentja Vjosa Osmani pret certifikimin e rezultateve për ta bërë punën e saj në këtë drejtim. Procedurat janë të qarta dhe nëse dy përbërje të Qeverisë dështojnë ta marrin shumicën e votave në Kuvend. Do të ketë  zgjedhje sërish! Megjithëse KQZ-ja kishte planifikuar që deri në fund të shkurtit t’i kryente të gjitha procedurat, Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim pret që certifikimi i rezultateve do të bëhet vetëm në mars, nëse nuk do të ketë ndonjë rast për rinumërim apo rivotim. “Edhe në bazë të vetë planifikimeve të KQZ-së, fundi i këtij muaji ka qenë afati më i largët i mundshëm për t’i kryer, le të themi, proceduarat deri në certifikim të rezultateve, por unë realisht pres që muaji mars, fillimi i muajit apo mesi i muajit mars të jetë periudha kur potencialisht mund të kemi certifikim të rezultateve, pas ankesave i tha Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …