leoni

Për Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, Kryetari Muharremaj uron familjet amerikane që jetojnë në Suharekë

Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve – 4 Korriku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar në zyrën e tij familjet amerikane që janë në kuadër të “Kosovo Hope”e që jetojnë në Suharekë, për ti uruar festën e tyre. Me këtë rast kryetari Muharremaj, së bashku me urimet ka shpreh edhe falënderime për qytetarët amerikan, për shtetin e Amerikës e cila e ka përkrahur dhe po e përkrahë Kosovën në çdo fushë dhe për këtë i jemi mirënjohës, ka thënë kryetari Muharremaj. Familjet amerikane gjatë takimit ishin të shoqeruar nga drejtori i Organizatës “Kosovo Hope”, z. Berat Gegaj.

Kontrolloni gjithashtu

Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë …