Për herë të dytë në ampulat e antibiotikut, Ceftriaxone janë gjetur copëza metali në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Për herë të dytë në ampulat e antibiotikut, Ceftriaxone janë gjetur copëza metali në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Për herë të dytë në ampulat e antibiotikut, Ceftriaksone janë gjetur copëza metali në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është prodhim i kompanisë “Syner Medico” në Indi, ndërsa është importuar në Kosovë nga operatori “Liri-Med”. Lidhur me këtë rast ka folur drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se “Gjithçka çka është në kompetencën tonë ne e kemi marrë. Menjëherë i kemi informuar organet kompetente, siç është Inspektorati Farmaceutik dhe Agjencioni i Produkteve Medicinale të Barnave. Kështu që tani konform rregullave do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme, të cilat na takojnë si SHSKUK”, ka thënë ai. Ne e kemi për obligim çdo gjë të cilën e vërejnë punëtorët shëndetësorë gjatë përdorimit të terapisë e informojnë inspektoratin farmaceutik dhe gjithçka tjetër pastaj kalon në kompetencë të Inspektoratit dhe Agjencionit të Produkteve Medicinale”, ka thënë Valbon Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende jashtë zonës SEPA për shkak të ligjeve të bllokuara në Kushtetuese

Ekonomia e Kosovës ka humbur rreth 29 milionë euro vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të …