Për herë të parë fermerët e Rahovecit kanë përfituar mekanizma bujqësor nga komuna

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratat me fermerët dhe ka filluar shpërndarja e tyre për një pjesë të përfituesve, konkretisht 52 fermerë bletar me gjithsej (403 koshere), 20 motokultivator, 25 pllugje, 28 freza dhe 8 automizer për vreshta. Janë pajisur me mekanizma 17% e përfituesve, ndërsa shpërndarja e mjeteve do vazhdojë në ditët në vijim. Urime për të gjithë përfituesit dhe ju siguroj se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar bujqësinë – nuk ka kush e ndal zhvillimin e bujqësisë në Rahovec! Ka thënë me këtë rast Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …