Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në momentin e kidnapimit nga forcat serbe

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate. “Pas ndalimit më 14 qershor të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të Institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe. Bazuar në inputet në dispozicion, mbetet e paqartë se ku ndodheshin zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit” thuhet në reagimin e tyre. KFOR i bënë thirrje dy palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo akt të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …