Për nder të 28 Nëntorit, kryetari i vendit Hashim Thaçi nderon dëshmorët e atdheut

Për nder të 28 Nëntorit, kryetari i vendit Hashim Thaçi nderon dëshmorët e atdheut

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit kryetari i vendit Hashim Thaçi do bëjë sot homazhe. Në orën 09:00, Thaçi, bën homazhe të shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë, ndërsa në orën 09:20, ai, bën homazhe te memoriali “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Pastaj në orën 10:00, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta, do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së të Platoja e Teatrit në Gjilan. Ndërsa, në orën 11:15, i pari i shtetit tonë dhe homologu i tij shqiptar, do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …