Për shkak situatës së rëndë pandemike nesër nuk do të mbahet tubimi tradicional Batalionit të Shëndetësisë të UÇK-së në Likoc

Për shkak situatës së rëndë pandemike nesër nuk do të mbahet tubimi tradicional i Batalionit të Shëndetësisë të UÇK-së në Likoc

Lajmërohen të gjithë bashkëluftëtarët dhe veteranët e UÇK-së, të sektorit të shëndetësisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se tubimi tradicional i Batalionit të Shëndetësisë i paraparë më datën 28 shkurt 2021 nuk do të mbahet ne qendër të fshatit Likoc si zakonisht. Organizatoret kanë ardhur deri tek ky vendim për shkak situatës së rëndë pandemike që ka përfshirë globin, po ashtu edhe vendin tonë. Gjendja nuk është aq e dëshiruar, por jo edhe për t’u shqetësuar, më gjithë këtë kërkohet mirëkuptimi i bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve – thuhet në njoftim. Lajmin e ka bërë të ditur ish-koordinatori i Sektorit të Shëndetësisë së Spitalit të Likocit, Ilmi Januzi.

Për shkak situatës së rëndë pandemike nesër nuk do të mbahet tubimi tradicional Batalionit të Shëndetësisë të UÇK-së në Likoc

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …