Përmes një njoftimi zyrtar për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e deputetit, Albin Kurti në protestë, por se nuk e ka arrestuar gjatë manifestimit me qëllim të mos eskalimit të situatës. “Kemi pasur informacion lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me Fletë Arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij, por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me Fletë Arrest”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore
Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …