Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Për ta rrëzuar Qeverinë-Kurti, opozitës i nevojitet vota e shumicës së deputetëve, që duhet të jenë 61 e më shumë

LDK-ja bojkotoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, si “masë” ndaj pushtetit, pas sanksioneve që BE-ja ia vendosi Kosovës. PDK-ja beson se duhet të rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit, sepse “gjithçka ka stagnuar”. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përmend rrëzimin e Kurtit menjëherë pasi ndërkombëtarët i reaguan Kurtit për Veriun, ndërsa pas masave të BE-së.  Për ta rrëzuar  Qeverinë-Kurti, nevojitet vota e shumicës së deputetëve, pra 61 e më shumë. Lëvizja Vetëvendosje ka 56 deputetë por nuk e ka shumicën.  PDK-ja ka 18 deputetë, LDK-ja 16, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-ja 8 deputetë dhe Grupi Multietnik 8. Pa grup parlamentar, janë edhe deputetët: Adem Hoxha, Fadil Gashi, Fatmir Humolli dhe Haki Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …