Policia e Kosovës mund të hyjë në protestë nëse qeveria nuk vendos që t’u paguajë nga 300 euro shtesë në muaj

Për treqind policë, kanë konkurruar 17.000 të rinj e të reja nga Kosova

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbi 17 mijë të rinj dhe të reja kanë aplikuar në konkursin për policë, i cili zyrtarisht është mbyllur dje. Ndonëse zyrtarisht nuk është thënë se sa është numri i atyre që do të pranohet mësohet se ai nuk do ta kalojë 300-shin. Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë nëpërmjet postës elektronike  ka thënë për kp se interesimi i të rinjve për të qenë policë është  mjaft i madh. Deri dje kur edhe është mbyllur konkursi, sipas Hoxhës janë pranuar gjithsej 17 mijë e 500 aplikacione, mirëpo gjasat janë që numri të jetë më i madh  pasi që ende po vazhdon procesi i regjistrimit të aplikacioneve. “Interesimi i të rinjve dhe të rejave nga të gjitha komunitetet ka qenë mjaft i madh për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve. Konkursi për zyrtar policor është mbyllur me datë 10 maj dhe deri me këtë datë janë pranuar rreth 17 mijë e 500 aplikacione. Meqenëse ende është në proces regjistrimi i aplikacioneve në sistem dhe vetëm pas regjistrimit të të gjitha aplikacioneve dihet numri i saktë”, ka bërë të ditur Hoxha. Konkursi është hapur më 16 prill dhe të drejtë konkurrimi kanë personat, shtetas të Kosovës prej moshës 18 deri 30 vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në …