Përdhoset e dëmtohet pllaka e Ambasadës së Kosovës në Paris

Përdhoset e dëmtohet pllaka e Ambasadës së Kosovës në Paris

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon sulmin vandal kundër simboleve të Ambasadës së Kosovës në Paris nga njerëz, që janë kundër shtetit të Kosovës, pavarësisë dhe të arriturave të saj. “Sot para dite, stafi i Ambasadës e Kosovës, në Paris e ka gjetur të dëmtuar pllakën në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada, e cila është vandalizuar me simbole nacionaliste serbe të kohës së Millosheviqit dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë. Ministria e dënon këtë akt barbar që është jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë t’i gjej fajtorët, të cilët duhet të marrin dënimin e merituar”, thuhet në një njoftim për media. Ky nuk është rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës, në Paris, ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frikë te trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet. MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë do të vazhdojë ta kryej punën e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj, pavarësisht kërcënimeve e shantazheve.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …