Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVL-së UÇK-së, Faton Klinaku, thotë se ka kërkuar vazhdimisht krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Dhomat e Specializuara

Në një përgjigje për TV Arbëria, ka folur kryetari i OVL-së UÇK-së, Faton Klinaku, i cili thotë se  ka kërkuar vazhdimisht krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën  Speciale, që lidhet me shkeljet që po iu bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tutje ka thënë se për shkeljet në Hagë është në dijeni edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ne si OVL UÇK kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet e Kosovës që ta krijojnë një mekanizëm mbikëqyrës,sepse i kemi parë shkeljet e vazhdueshme që po u bëhen bashkëluftëtarëve të paraburgosur në Hagë, por asnjëherë nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Se çfarë shkeljesh u janë bërë e iu bëhen atyre, është shumë mirë e njoftuar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sepse edhe vet ka qenë në vizitë, në Hagë, por edhe ka pasur disa herë takime me kryetaren e Gjykatës Ekaterina Trendafilova. Faton Klinaku konstaton  se për këto shkelje ka folur edhe Nasim Haradinaj, ish i burgosuri nga Gjykata Speciale, dhe pas këtyre deklaratave reagoi,  ministrja Haxhiu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …