Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit, bazuar në kërkesën publike për të hetuar pretendimet për trajtim jo adekuat mjekësor, e kanë vizituar sot z. Sami Lushtaku, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, ku ndodhet në vuajtje të dënimit. Po ashtu ,gjatë vizitës janë pranuar dosja mjekësore dhe vendimet gjyqësore lidhur me rastin, të cilat janë kontestuar në pretendimet ankimore. Mbi bazën e kompetencës ligjore të Avokatit të Popullit, pretendimet e lartë përmendura do të hetohen në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
