valamobile
Airport Adem Jashari
kek
MIT
mbpzhr grante
Fillimi / Institucionet / Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda mbetet ende shqetësim për institucionet e Kosovës

Përfshirja e fëmijëve në punë të rënda mbetet ende shqetësim për institucionet e Kosovës

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, kryesoi takimin e Komitetit Kosovar për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve. Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme institucionale përfshirja e fëmijëve në punë të rënda mbetet ende një shqetësim për institucionet. Me këtë rast zëvendësministri Makolli tha se në kuadër të masave për mbrojtjen e kësaj kategorie, MPMS ka lidhur marrëveshje mirëkuptimi me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, “me qëllim të funksionalizimit të mekanizmave në nivel lokale për parandalimin dhe eliminimin  e punës së fëmijëve  si mekanizmi i vetëm që mundë të japë kontributin e tij  në koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale, për mbrojtjen dhe riintegrimin e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda dhe të rrezikshme”. Makolli ka shtuar se është përgatitur plani i veprimit për Komitetin Kosovar për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve, si dhe janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me partnerët institucional, MASHT, institucionet e rendit dhe sigurisë, asociacionet e biznesit, Këshillin Ekonomik Sociale, si dhe OJQ-të e ndryshme që trajtojnë dhe avokojnë mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda dhe të rrezikshme. Zëvendësministri Makolli ka nënvizuar se Kosova po krijon kushtet për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda duke plotësuar kornizën ligjore për adresimin e punës së fëmijëve, me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili është në  proces  dhe pritet të miratohet së shpejti në Kuvend. Për të adresuar çështjen e punëve të rënda dhe të rrezikshme për fëmijët, Qeveria e Kosovës i ka dhënë prioritet në Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2021.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet fusha ndihmese në Shkugëz të Gjakovës

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në inaugurimin ...