leoni

Tony Blair: Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane

Tony Blair: Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane

Në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, përmes një video-mesazhi, të pranishmëve në Konferencën për Siguri që po mbahet në Prishtinë, u është drejtuar edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një vendim i lehtë, tha ai. Duke shtuar se të gjithë ishin të vetëdijshëm sesa e vështirë ishte rruga drejt përparimit dhe paqes, por, sipas tij, “kishim besimin në njerëzit e Kosovës”. “Ka ende shumë sfida dhe se krijimi i një paqeje të qëndrueshme merr kohë dhe kërkon kurajë”, është shprehur Blair, duke shfaqur besimin se këto sfida arrihen vetëm me një lidership të mirë. “Kam besim se Ballkani do t’i tejkalojë sfidat dhe të merr vendin që i takon”, theksoi Blair. Qëllimi kryesor, theksoi ai, është që të arrihet deri te një paqe e qëndrueshme dhe të sigurohet vendi i shteteve të Ballkanit në Evropë. “Kosova duhet të ndërtoj shtetësinë e saj, si vend i pavarur, brenda familjes evropiane”, ka thënë ndër tjera Blair.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …