Përfundoi mbledhja e KPF-së në komunën e Rahovecit e pesta për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja ishte konstruktive dhe dinamike dhe për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit për shpalljen e “QYTETAR NDERI” të Komunës së Rahovecit, z. Pandeli Majko, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim, personave fizikë dhe juridikë nga 1 (një), deri në 15 (pesëmbëdhjetë) vjet, P- 01039-0, zk- Xërxë;

  3. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës. P- P- 01039-0, zk- Xërxë;

  4. Shqyrtimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 8/2013, të datës 02.04.2013 për konstituimin e të drejtës së servitutit sendor në pronësinë komunale.

  5. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e të drejtës së kalimit në parcelën publike komunale me Nr. 71510032-00069-0, zk-Zoqisht;

Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që për mbledhje e rregullt të kuvendit, do të jetë edhe një pikë shtesë. Vendimi për themelimi i shtëpisë muze të dy heronjve, Feim dhe Bedrush Gashi, nga fshati Drenoc. Si gjithmonë edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=149.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe redaksi

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …