Përfundoi mbledhja e KPF-së në Rahoveci e shtata për këtë vit

Udhëhequr nga anëtarja më e vjetër e komitetit, znj. Shqipe Kryeziu, sot, është mbajtur mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave Komunale në Vrajakë;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës në Vrajakë;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave komunale në Xërxë;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës në Xërxë;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të Strehimores “Shtëpia e Sigurt”;

  7. Shqyrtimi i Raportit Financiar janar – qershor 2023;

  8. Shqyrtimi i Raportit të ZKA-së, për vitin 2022;

  9. Shqyrtimi i Raportit nga Drejtoria e Arsimit rreth përfundimit të vitit mësimor 2022/2023;

  10. Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural;

  11. Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;

  12. Shqyrtimi i Informatës mbi realizimin e Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike në komunën e Rahovecit;

  13. Shqyrtimi i Informatës mbi realizimin e Planit të punës së Zyrës së Prokurimit, janar – qershor 2023;

  14. Të ndryshme.

Në mbledhje e sotme ishin 3 pika shtesë, të njëjtat u votuan unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

  1. Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.408, i datës 28.12.2022 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.263, i datës 25.01.2022 për themelimin e KPF-së;

  2. 2. Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit 01 Nr.265, i datës 25.01.2022 për themelimin e KKSB-së;

  3. 3. Vendim për plotësim-ndryshimin e vendimit 01Nr.326, i datës 31.05.2022 për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale.

Si zakonisht edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

May be an image of 2 people, people studying, bureau, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila …