Udhëhequr nga Kryesuesi – Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në seancë përveç anëtarëve të kuvendit, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në fillim të seancës kishte pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, rreth infrastrukturës në sport – (stadiumi), infrastrukturës në arsim, rreth tatimit në pronë, rreth mbulueshmërisë financiare, subvencionimit në bujqësi, rekomandimeve të auditorit dhe rreth raportit financiar për vitin e kaluar. Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarë e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete.
RENDI i ditës për sot, ishte:
1 Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2 Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
3 Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2023-2027;
4 Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për të Zhvendosurit dhe për zgjidhje të qëndrueshme;
5 Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar për vitin 2022;
6• Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim-ndryshimit të Rregullores për Taksa 01 Nr.51/20 i datës 28.02.2020;
7 Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-01240-0 në zonën kadastrale Retijë;
8• Shqyrtimi i raporti për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm sipas planit të veprimit për vitin 2022;
9 Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për forminin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-07111-1;
10 Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronë së paluajtshme të komunës P-07111-1;
11 Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-00251-0;
12 Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-03710-0;
13 Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-03818-0 dhe P-03819-0;
14 Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-02352-0;
15 Shqyrtimi i Raportit të Planit të punës së kuvendit për vitin 2022;
16 Shqyrtimi i Raportit të Punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2022;
17 Shqyrtimi i informatës rreth aktiviteteve të KKSB-së për vitin 2022;
18 Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2022;
19 Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2022;
20 Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Arsim për vitin 2022;
Seanca u cilësua konstruktive, ku të gjitha pikat e rendit të ditës (20) u votuan me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.