Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim kanë vizituar Komunën e Skenderajt

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, i kryesuar nga kryetarja Fitore Pacolli, kanë vizituar sot Komunën e Skenderajt, dhe me këtë rast janë pritur nga kryetari Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku. Qëllimi i vizitës ishte të informohen me situatën e krijuar pas vërshimeve, si dhe dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi, që sipas përllogaritjeve vlerësohen të jenë mbi 15 milionë euro. Kryetari Nura nga ana e tij i ka njoftuar anëtarët e komisionit parlamentar me angazhimet e Komunës sa i përket menaxhimit të situatës, ndërsa ka potencuar nevojën e mbështetjes nga niveli qendror, për kompensimin e dëmeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …