Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur solidaritet me ish-krerët e UÇK-së. Në fasadën e objektit të Odës është vendosur një flamur i madh me emblemën e UÇK-së dhe mbishkrimin “Liria ka emër”. Ky veprim vjen në kuadër të mesazheve publike që po përcillen në Kosovë në prag të 16 shtatorit, kur në Hagë pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në ditët e fundit, në mbështetje të tyre janë zhvilluar aktivitete të ndryshme nga organizata, veteranë, artistë, biznese dhe qytetarë, ndërsa slogani “Liria ka emër” është bërë pjesë e këtyre iniciativave. Aktivitetet pritet të kulmojnë më 12 shtator me “Marshin për Liri” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, i cili do të nisë në orën 14:00. Deri atëherë, Kosova vazhdon numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës së shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …