Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e bujqësisë në Malishevë

Sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin “Amaneti”, të përfaqësuar nga z. Blerim Arifi, në fushën e bujqësisë.

Ky memorandum parasheh bashkëfinancim që do të investohet në sektorin e bujqësisë, me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori të rëndësishëm për Komunën e Malishevës.

Kryetari Kastrati vlerësoi lart kontributin e Fondacionit “Amaneti” dhe e falënderoi për mbështetjen për herë të dytë ndaj Komunës së Malishevës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe investimeve në bujqësi si një nga sektorët me potencial të madh për zhvillimin ekonomik të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss …