Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, priti në takim Kolonelin Giuseppe De Blasi, Komandant i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me rëndësi për Komunën e Deçanit dhe qytetarët e saj, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet Komunës dhe KFOR-it.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u diskutua edhe për renovimin e Urës së Gushavcit, një ndërhyrje e rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj zone.
Kryetari Ramosaj shprehi mirënjohjen për KFOR-in dhe kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të Komunës së Deçanit, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në projekte në interes të qytetarëve.