Mihael Martens: Pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe, ai ka dy fytyra një për brenda një për jashtë Serbisë

Michael Martens: Në Bruksel po shtohen thirrjet për ndalimin e negociatave me Serbinë

Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka bërë të ditur se në Bruksel po shtohen zërat që kërkojnë ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe pezullimin e pagesave të para-anëtarësimit për këtë shtet. Përmes një postimi, Martens ka paralajmëruar se një vendim i tillë do ta linte Serbinë në një pozitë të ngjashme me Turqinë, e cila zyrtarisht vazhdon të ketë statusin e vendit kandidat për BE, por procesi i saj i anëtarësimit ka mbetur praktikisht i bllokuar. “Po shtohen thirrjet që BE-ja të ndërpresë plotësisht bisedimet e pranimit me Serbinë, të ndërpresë çdo pagesë para-pranimi për vendin”, ka shkruar Martens, duke paralajmëruar se për këtë çështje pritet të publikojë më shumë detaje dhe një deklaratë zyrtare. Këto zhvillime vijnë në një periudhë të tensionuar mes Beogradit dhe Brukselit, pas reagimeve ndaj qëndrimeve dhe veprimeve të fundit të autoriteteve serbe, përfshirë ceremoninë e varrimit të Ratko Mlladiqit. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Beograd, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …