The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Gjykata Speciale përcakton kohën për fjalët përfundimtare në rastin e dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka përcaktuar kohën në dispozicion për palët në fjalët përfundimtare në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë. Mbrojtja e Thaçit do të ketë dy orë për paraqitjen përfundimtare, ndërsa Prokuroria Speciale tri orë. Nga dy orë ose më pak do të kenë në dispozicion edhe Pjetër Shala? Smakaj, Isni Kilaj, Sabit Kuçi dhe të tjerët, sipas ndarjes së përcaktuar nga gjykata. Sa i përket të drejtës për përgjigje, Prokuroria do të ketë një orë, mbrojtja e Thaçit 30 minuta, ndërsa mbrojtjet e të akuzuarve të tjerë nga 15 minuta secila. Seancat e planifikuara për 10, 11 dhe 14 shtator 2026 do të nisin në orën 09:30 dhe mund të zgjasin deri në orën 17:15. Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, gjyqtari i vetëm gjykues mund t’u drejtojë pyetje palëve gjatë seancave në çdo moment.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …