Përgatitjet për zgjedhjet locale që do të mbahen më 12 tetor, janë në fazën finale. Me qëllim të mbarëvajtjes së këtij procesi të tejet të rendësishëm, në 38 komuna të Kosovës, rreth 15 mijë komisionerë në 38 komuna, janë duke u trajnuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këta janë duke u trajnuar për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor. Për të fituar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë duke garuar 93 subjekte politike, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka treguar se procesi zgjedhor i12 tetorit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me 2 mijë 625 vendvotime.
